Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demaliaj i hidhëruar me Avokatin e Popullit pse nuk reagoi për listat e veteranëve

Foto: Ilustrim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbim Demaliaj e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, me të filluar diskutimi për shqyrtimin e raportit të Avokatit të Popullit në lidhje me organizimin e votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Këtë veprim deputeti, ndaj të cilit ekziston ende masa e arrestit shtëpiak, e arsyetoi duke thënë se nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga ky institucion lidhur me publikimin e listave të veteranëve.

Një sqarim për këtë situatë të krijuar e pati përfaqësuesja e Avokatit të Popullit, Majlinda Lulaj e cila tha se nuk ka pasur një reagim të shpejtë, mirëpo ata kanë hapur një rast bazuar në ankesat drejtuar këtij institucioni.

“Dje është deklaruar publikisht, por kohë më parë institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar ankesat e para lidhur me këtë çështje, ju e dini që Avokati i Popullit mbi bazën e mandatit që ka dhe përgjegjësive dhe kompetencave që i jep ligji në radhë të parë bazohet në ankesat që drejtohen në këtë institucion, jo që se kemi përcjell sikur situatë, mirëpo ka pasur gjithandej reagim të institucioneve dhe në raste të tilla kur ka reagim të institucioneve ne tërhiqemi derisa shohim veprimet e institucioneve dhe në anën tjetër është hapur tashmë rast dhe është duke u trajtuar mbi bazën e ankesave që kemi marr”, ka thënë ajo, shkruan KsP.

Ajo tutje shtoi se asnjëri pushtet në vend nuk ka legjitimitet që të bëjë kërkesa specifike ndaj Avokatit të Popullit, pasi që si i tillë vepron i pavarur.

Edhe Avokati i Popullit: Situata e krijuar në Kuvend pas zgjedhjeve të fundit është absurde dhe në dëm të interesit të qytetarëve TEMPUS Avokati i Popullit: Situata e krijuar në Kuvend pas zgjedhjeve të fundit është absurde dhe në dëm të interesit të qytetarëve

“Kështu që në procesin e hetimit kur hapim rast, si hapim dhe si e trajtojmë, institucioni i Avokatit të Popullit konsiderohet i pavarur dhe punon si i tillë, prandaj në këtë kuptim asnjëri nga pushtetet në vend nuk e ka legjitimitetin as të drejtën t’i drejtohet me kërkesa specifike për të bërë diçka, apo për të mos bërë diçka”, ka shtuar Lulaj.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk është e nevojshme të ketë një reagim të menjëhershëm nga Avokati i Popullit.

“Nuk kisha dashur të bëjë presion edhe zotëri Demaliaj, unë kisha dashur të dëgjojë ai, por ai nuk deshi të dëgjojë, nuk duhet të presësh prej një institucioni të cilit ne duam t’i besojmë, Avokatit të Popullit, që ai të reagojë sikur njerëzit edhe sikur mediat edhe mandej të konstatohet se ‘shikojeni. edhe ai paska gabuar’”, ka thënë Kurteshi.

E Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se duhet të mësohen që të mos keqpërdoret pushteti.

Edhe Reagon Avokati i Popullit pasi Kuvendi nuk e kaloi Raportin e vitit 2022 Arbëri Reagon Avokati i Popullit pasi Kuvendi nuk e kaloi Raportin e vitit 2022

“Shkeljet mendoj se janë bërë në prokurori, nuk janë bërë nga mediat. Media gjithmonë kur e ka një dokument ose është në dorën e tyre, ata nuk e mbajnë më, e ndajnë me publikun, le të mos kërkojmë llogari nga ata që edhe ne po të kishim qenë në anën e medias do ta kishim bërë një veprim të tillë, këtu gjithsesi jo për të ushtuar presion as mbi prokurorinë, as mbi gjyqësinë, duhet gjithsesi të fillojmë të mësohemi që pushtetin që e kemi mos ta keqpërdorim”, tha Sherifi.

Komisioni për Legjislacion gjatë kësaj mbledhje ka diskutuar edhe për mos-procedimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2018-2022, derisa kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Qeverisë sa më shpejt të procedojë në Kuvend këtë strategji.