Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demaku tregon çka u diskutua në takimin e LDK-së me gazetarët

Kryeredaktorja e portalit “Periskopi”, Dafina Demaku, deklaroi se në takimin e së mërkurës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me gazetarë, u diskutua mbi situatën e krijuar në veri dhe daljen nga tensionet me Serbinë.

Ajo deklaroi të mërkurën në “Kofrontin” e KTV-së, se zyrtarë të LDK-së kanë deklaruar në takim se pas shtensionimit të situatës në veri, duhet të nisë draftimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Jemi në një moment ku edhe për mua personalisht, neutraliteti në këtë momentum nuk është zgjidhje. Momentumi i ri i krijuar që ka nxitur rigjallërim të opozitës, na e ka bërë të qartë edhe pozicionin e partive opozitare, të cilin e kemi kërkuar. A po doni zgjedhje, a jeni për Asociacion, apo po e përkrahni Marrëveshjen e Ohrit”, deklaroi Demaku, që ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga LDK-ja.

Ajo shtoi se LDK-ja beson që do ta bëjë publik diskutimin e së mërkurës.