Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Delo”: Pahori i interesuar ta zëvendësojë Lajçakun

Gazeta sllovene “Delo” ka shkruar se presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është i interesuar, që pasi t’i skadojë mandati, ta marrë pozitën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Gazeta sllovene e ka pyetur kabinetin e Pahorit, por nga kabineti i tij është thënë se Pahor do të jetë në postin e ish-presidentit.

“Ai nuk merret me pyetjen se çfarë do të bëjë pas një viti, sepse do të ketë kohë të mjaftueshme për këtë. Tani është plotësisht i fokusuar në detyrat e tij që do t’i kryejë deri më 22 dhjetor”, thuhet nga zyra e Presidentit të Sllovenisë.

Diplomati sllovak Miroslav Lajçak ka marrë rolin e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi më 2 prill të vitit 2020.

Lajçaku të mërkurën do të jetë në Beograd ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.