Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka porositur secilin votues që ta ruajnë votën e tyre, raporton KTV.
Ai pret që ky proces zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të drejt dhe demokratike në mënyrë që sipas tij, të mos përsëriten vjedhjet masive të votave sikurse në zgjedhjet e vitit 2010 –të.
Ua ka kujtuar atyre të cilët kanë menduar ta keqpërdorin votën se do të ndiqen penalisht në rast të tentimit për vjedhje votash.
Ndërkaq Prokuroria, KQZ-ja dhe Policia në koordinim të plotë ndërmjet njëra tjetër kanë thënë se kanë marrë të gjitha masat nevojshme që ditën e zgjedhjeve të mos ketë manipulime dhe të mos ketë pengesa në mbarëvajtjen e tyre.
Derisa kanë bërë thirrje që secili qytetarë që sheh se po keqpërdoret vota të lajmërojnë ekipet në teren, gjë që siç kanë thënë keqpërdoruesit të marrin dënimin e merituar.
Edhe
Delawie thërret të mos ketë vjedhje të votave si në zgjedhjet e vitit 2010
Ndërkohë gjatë debatit përfaqësues të Shoqërisë Civile ngritën shqetësimin se si ka mundësi që KQZ-ja certifikoi një organizatë siç e kanë quajtur ata fantome me 5 mijë aktivistë.
Ndërkohë që të gjitha organizatat nga Shoqëria Civile që do të bëjnë monitorimin zgjedhjeve të kenë po aq vëzhgues.