Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie mirëpret zgjedhjen e tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas emërimit të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese kalon në duar të vendorëve

Delawie ka mirëpritur vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Safet Hoxhës, Nexhmi Rexhepit dhe Remzie Istrefi-Pecit, si gjyqtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ky vendim është i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Mirëpres zgjedhjen e Kuvendit për tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. E rëndësishme për sundimin e ligjit”, është shprehur ai.