Numri një i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka kritikuar ashpër idenë e ndryshimit të asaj që tashmë është miratuar rreth ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se ky ndryshim, mund të izolojë tërë Kosovën, madje e ka konsideruar një ide të tmerrshme, transmeton Koha.net.
“Ideja për të ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale mund të izolojë globalisht Kosovën. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka shkruar Delawie.
Kujtojmë se Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin i cili i dërgohet Kuvendit të Kosovës me synim ndryshmin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Artikuj të ngjashëm
-
Greg Delawie urgjentisht në Kuvend për Specialen, duket i shqetësuar
-
Delawie në Kuvend: Iniciativa për zhbërjen e Speciales – thikë pas shpine për SHBA-në
-
43 deputetë kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme sonte, për ta zhbërë Specialen
-
Edhe një reagim i SHBA-së kundër zhbërjes së Speciales
-
Ndërkombëtarët paralajmërojnë pasoja nëse ndryshohet Ligji për Specialen