Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie: Kosova duhet të tejkalojë dallimet me Serbinë

Ambasadori amerikan Greg Delawie, tha se është viti që Kosova duhet të tejkalojë dallimet me Serbinë. Ambasadori amerikan tha se duhet të arrihet marrëveshje përfundimtare.

“Vetëm kjo i hap Kosovës rrugën e integrimit”, tha Delawie, raporton KTV.

“Ju ende vuani nga mosnjohja e shtetit, pasojat vërehen sidomos në aspektin ekonomik dhe në investime, ju nuk do të mund të bashkoheni në NATO ose EU pa normalizuar marrëdhëniet me Serbinë” shtoi ambasadori Delawie.

Ai dërgoi porosi për bashkim sa i përket dialogut derisa shtoi se Kosova ka problem madhor, luftimin e korrupsionit. Këto deklarata ai i bëri gjatë Ceremonisë së shënimit të 242 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, që po mbahet në Prishtinë.

“Hap pas hapi, Kosova po ndërton një shoqëri multietnike, përparimtare me një ekonomi të fuqishme. Si në çdo demokraci edhe puna juaj duhet të vazhdojë. Nelson Mandela njëherë ka thënë ‘pas ngritje së një kodre të madhe ka mjaft kodra të tjera për t’iu ngjitur’. Pra edhe Kosova ka mjaft kodra të mëdha për t’iu ngjitur, është dialogu me Serbinë. Kosova duhet t’i tejkalojë dallimet me Serbinë dhe të arrijë një marrëveshje finale me të”, tha ai ndër të tjera.

Delawie tha se Republika e Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë e rënduar nga shenja e asteriksit, që ka penguar ndërkombëtarisht, dhe siç tha ai për këtë arsye “ju jeni duke e paguar çmimin. Për këtë arsye bizneset ndërkombëtare ju quajnë servis politik”.

Edhe Delawie: Kosova të integrojë serbët për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin Arbëri Delawie: Kosova të integrojë serbët për të tejkaluar tensionet me Uashingtonin

“Ky çmim është një sfidë drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës. Kosova nuk do të jetë pjesë e NATO-s pa arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pasojat e kësaj janë të paarritshme. Prandaj kjo është që Kosova është e shënuar yllin, asteriksin. Nuk ka asgjë tjetër për veç të arithet një marrëveshje finale me Serbinë”, tha ai dhe porositi liderët vendor që në diskutim duhet të tregojnë lidership të vërtetët, që ta gjejnë mënyrën për t’i realizuar qëllimet dhe për të përgatitur rrugën drejtë BE-së.

“Në të njëjtën kohë është edhe një kodër tjetër për Kosovën për t’u ngjitur, luftimi i korrupsionit. Zyrtarët publik kanë përgjegjësi që t’i vënë interesat e shtetit dhe kjo vlen për të gjithë zyrtarët publik, policët, zyrtarët e gjykatave, gjykatësit, prokurorët, që të ketë një luftë sistematike kundër korrupsionit, sepse është thelbësore për qëllimet që dëshiron t’i realizojë Kosova”, tha ambasadori amerikan.

Ai tha se arsimi, energjia dhe siguria në Kosovë dhe një ambient transparent biznesor, janë thelbësore ku të rinjtë të besojnë se mund të bëjnë diçka nga vetja e tyre në shtetin e tyre, ra