Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie i kënaqur me punimet në sheshin Mbreti Pjetër

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka mbikëqyrur sot punimet që po bëhen në shtegun e këmbësorëve në sheshin Mbreti Pjetër dhe te rrethi në Mitrovicën Veriore.

Delawie mbikëqyri punimet bashkë me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

{gallery}

Në njoftimin e ambasadës thuhet se punimet po shkojnë sipas marrëveshjes.

“Dëshmi e mrekullueshme, që kur punojmë të gjithë bashkë, mund të bëjmë gjëra të mira për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e ambasadës.