Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka mbështetur iniciativën e Shoqërisë Civile në Kosovë, #AsUne.
Fushata #AsUne nuk do të votoj për kandidatë të korruptuar kishte nisur menjëherë pasi u njoftua për datën e zgjedhjeve. Demokracia në Veprim kishte lansuar këtë fushatë me qëllim të vetëdijesimit të votuesve, që me votën e tyre të mos ua japin edhe një mundësi, kandidatëve që nuk i përfaqësojnë denjësisht.
Tani një fotografi e ambasadorit Delawie me #AsUne është publikuar në rrjetet sociale.
Kjo fushatë është përkrahur edhe nga ambasadori i Britanisë të Madhe, Ruairi O’Connell.
Artikuj të ngjashëm
-
Delawie mbështet fushatën e DnV-së “MeVotë”
-
SHBA është e interesuar që zgjedhjet në Kosovë të jenë të lira e të besueshme
-
Delawie kërkon që në lista të mos ketë njerëz të akuzuar për korrupsion
-
Ambasadorin Delawie e gëzon ngritja e aktakuzës në rastin e “veteranëve të rrejshëm”
-
Delawie i shqetësuar me ndikimin politik në drejtësi