Ajo që përflitej si një ide, që i takon më shumë imagjinatës dhe dëshirave e interesave personash të caktuar, po del punë e kryer, transmeton Koha.net.
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit "Ndërtimi i Kompleksit (rezidencave) qeveritare" Prishtinë.
Këto prona janë në Zonën Kadastrale: Zllatar, Matiqan, Hajvali, Çagllavicë, komuna e Prishtinës dhe Zona Kadastrale: Graçanicë dhe Badovc, komuna e Graçanicës.
Artikuj të ngjashëm