Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës me qëndrime të ndryshme për pronat, në të cilat pritet të ndërtohet kompleksi i ri qeveritar në lokacionin e quajtur “Prishtina e Re”, në Hajvali, shkruan sot Koha Ditore.
Në Qeverinë e Kosovës kanë bërë të ditur se hapësira prej 280 hektarësh për këtë projekt është pronë publike. Ndërkaq në Komunën e Prishtinës thonë se duhet bërë shpronësime, ngase ka prona private në këtë lokacion.
Dy ditë më parë, ekzekutivi ka miratuar memorandumin ee mirëkuptimit ndërmjet Zyrës së kryeministrit dhe Komunës së Prishtinës për realizimin e përbashkët të këtij projekti.
Përmes memorandumit, që ende nuk është nënshkruar, palët janë dakorduar të themelojnë komisionet përkatëse për projektimin dhe dizajnimin e projektit.
Sipas Qeverisë, hapësira në fjalë është pronë publike dhe se projekti nuk prek asnjë pronë private.
(Teksti i plotë sot në Koha Ditore)