Nuk kanë ndriçim publik nga Komuna e Gjakovës por banorët e fshatit Pjetërshan hapësirën përreth famullisë e kanë shndërruar në një atraksion turistik për shkak të dekorit për festa.
Ilir Shala tash e katër vjet i bashkohet grupit të të rinjve të Pjetërshanit për rregullimin e ambientit të Famullisë “Shën Jozefi Punëtor”, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBesim Ndau, i cili organizon këta të rinjtë, tregon se prej 10 vitesh janë marrë me rregullimin e kopshtit të kishës.
Edhe për natën e ndërrimit të moteve e edhe në ditë tjera festive, Pjetërshani sipas Ndaut është vizituar nga qytetarë të besimeve të ndryshme.
Zbukurimet do të jenë aty deri në gjysmën e janarit.