“Unë jam i pikëlluar po aq sa isha kur u zhvillua referendumi në Britani të Madhe. Kjo ishte një tragjedi”, ka thënë të premten kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, duke u përgjigjur në një pyetje të BBC-së se si ndihet që në Romë të shtunën, kur shënohet 60-vjetori i nënshkrimit të traktateve të Romës me të cilat u krijua ajo që sot është BE, nuk do të jenë 28 liderë të vendeve anëtare, por vetëm 27.
Ky fakt se BE-ja për herë të parë pas luftës po kremton një përvjetor me më pak shtete sesa përvjetorët e mëhershëm, flet për një atmosferë jo edhe aq pozitive në të cilën sot ndihet Bashkimi Evropian, shkruan sot Koha Ditore.
Të shtunën në Romë, pikërisht në hapësirën ku para 60-vjetësh u nënshkruan dy traktatet themelore, do të nënshkruhet edhe një deklaratë me të cilën liderët e 27 vendeve anëtare do të përmendin arritjet e deritashme në 60-vjet, por edhe do të zotohen për një unitet në të ardhmen. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
- Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithë
-
Një dekadë pas BREXIT-it, kryeministri i ri britanik dhe sfidat në raport me BE-në
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së
-
Pesë shtete kërkojnë “kufizime transitore” për vendet e reja anëtare të BE-së
-
Pesë vende të BE-së paraqesin udhëzime për kufizim të vendimarrjes për anëtarët e rinj