Udhëheqësi FETO-s, kleriku Fethullah Gulen sot për herë të parë ka komentuar arrestimin dhe depërtimin e gjashtë njerëzve të tij në Kosovë, duke e quajtur këtë një veprim bandistik.
Ai këtë intervistë të publikuar nga Aksam, Gulen e ka quajtur banditeske mënyrën e kapjes së gylenistëve, trasnmeton kp .
“Banditët po kidnapojnë njerëz në Kosovë. Dhe kur po them banditë, dikujt mund t’i duket si diçka e lehtë. Ky është banditizëm i pastër. Siç është kidnapimi në Pakistan banditëzm i pastër. Në Myanmar është banditizëm i pastër. Mandej diku vrasje, diku lënie pa zot në mal. Këto të gjitha i kanë bërë. Këto veprime nuk i kanë bërë as tradhtarët që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën”, ka thënë Gulen.
Imami mysliman është personi kryesor i akuzuar nga Turqia për organizimin e grusht-shtetit të dështuar në korrik të vitit 2016, por SHBA nuk ka pranuar ta ekstradojë në Turqi Gulenin, pasi nuk është bindur në provat e dërguara nga Turqia për përfshirjen e tij në grusht-shtet.
-
Gunakan thotë se u dëbua gabimisht në Turqi, kërkon aktgjykim dënues për ish-shefin e AKI-së
-
Prokuroria kërkon që ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, të shpallet fajtor për rastin “Gylenistët”
-
Presidentja kritikohet për deklaratën se në Kosovë u shpartalluan mbi 900 banda
-
Hoti e quan tragjikomike deklaratën e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave”
-
Edhe 17 të arrestuar në Turqi për kurdisje dhe baste ilegale