Drejtori i deritashëm i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti, është degraduar nga pozita që ka mbajtur deri të mërkurën.
Prej shefit të një nga departamentet kryesore në Policinë e Kosovës, atë e kanë zhvendosur në udhëheqës të një drejtorie të vogël në një departament tjetër.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i zgjedhur javë më parë, që në deklarimet e para të tij kishte paralajmëruar ndryshimet, duke nisur nga Departamenti i Krimeve Ekonomike. Kësisoj, ai pati thënë se “përfoljeve” se kjo drejtori është e zhytur në krim e korrupsion do t’u përgjigjet me ndryshime.
Ndryshime në këtë drejtori kishte nisur pak ditë pasi kishte ardhur në pozitën e drejtorit duke i ndërruar drejtorët ose udhëheqësit e katër drejtorive në kuadër të Departamentit të Krimeve Ekonomike. E pati “amnistuar” vetëm shefin, Nazim Sahiti, deri ditën e mërkurë, kur edhe zyrtarisht Sahitit i është ndryshuar vendi i punës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Nazim Sahiti shkarkohet nga pozita e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës
-
Drejtoria e Krimeve Ekonomike - shumë shkarkime e skandale për katër vjet
-
Nazim Sahiti kthehet në pozitën e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës
-
Gjykata e kthen Nazim Sahitin në Krime Ekonomike, Policia ankohet në Apel
-
Spahiu zëvendëson Sahitin në Krimet Ekonomike, ky i fundit transferohet në Departamentin e Kufirit