Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dega e LDK-së në Shtime thotë se nuk është kërkuar dorëheqja e Isa Mustafës

Kryesia e Degës së LDK-së në Shtime ka reaguar ndaj “kërkesës së kryetarit të nëndegës së LDK-së në Rashincë për largimin e Isa Mustafës”.

Dega e LDK-së në shtime thotë se Gazmend Haxhiu nuk është përfaqësues i nëndegës së LDK-së në fshatin Rashincë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një nëndegë e LDK-së nga Shtimja nuk e njeh Mustafën kryetar, kërkon përjashtimin e tij nga partia

LDK në Shtime thotë se ky ishte opinion i tij personal dhe nuk është deklaratë e nëndegës së LDK-së në Rashincë.

Kjo degë ka shtuar se i jep mbështetje strukturave qendrore të partisë.

Ky është reagimi i Degës së LDK-së në Shtime:

Kryesia e Degës së LDK-së në Shtime reagon ashpër ndaj shkrimit të publikuar në portalin Koha Net me titull “ një nëndegë e LDK-së nga Shtimja nuk e njeh Mustafën kryetar , kërkon përjashtimin e tij nga partia .

Autor i Këtij shkrimi na del të jetë “ Kryetari “ i Nëndegës Gazmend Haxhiu, i cili është deklaruar kohë më parë se nuk përfaqëson nëndegën e Fsh Rashincë . Tani na del si kryetar aktiv i kësaj nëndege, i cili personalisht pa asnjë konsultë me anëtarët e kryesisë së nëndegës deklarohet , me një fjalor të pa përgjegjshëm dhe denigrues, kërkon përjashtimin e kryetarit Mustafa nga LDK ....

Kryesia e degës së LDK-së në Shtime , gjithashtu edhe kryesia e nëndegës së fshatit Rashincë shkrimin e tille e konsideron si opinion te tij personal.

Kryesia e degës së LDK-së dhe kryesia e nëndegës së fshatit Rashincë i jep mbështetje të fuqishme strukturave udhëheqëse të nivelit qendror të LDK-së , në krye me kryetarin akademik Isa Mustafa .

Kryesia e Degës së LDK-së Shtime.