Deputeti i pavarur, Ilir Deda, ka kritikuar udhëheqjen aktuale të Kosovës, e cila, sipas tij, për synime afatshkurta dhe joracionale po e kërcënon sigurinë e Kosovës dhe partneritetin me Aleancën Euro-Atlantike.
Deda, me këtë rast ka përmendur edhe dështimet që kjo udhëheqje që i ka sjellë Kosovës.
Këto pikëpamje deputeti Deda i ka shfaqur në profilin vet të Facebokut:
“Nuk është pyetja a jemi për Ushtri - se të gjithë jemi për. Por, 18 vjet pas bombardimeve të Serbisë nga NATO, Serbia është në Partneritet për Paqe, dhe Ushtria e ShBA ka bashkëpunim të thellë me Ushtrinë e Serbisë. A duam që Ushtria jonë të mos ketë bashkëpunim me Ushtrinë e ShBA dhe NATO-n?
Udhëheqësia aktuale për synime afatshkurta dhe joracionale po e kërcënon sigurinë e Kosovës duke na e rrezikuar partneritetin me aleancën Euro-Atlantike. A i harruam rezultatet e kësaj mendësie: -fusnotën; bashkësinë e komunave serbe; dështimin në UNESCO; demarkacionin e keq; izolimin e Kosovës; Gjykatën Speciale; shkatërrimin e ekonomisë; kapjen e shtetit?”
-
Çitaku: Kosova po izolohet e Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
-
Sa më parë Kosova në NATO, më shumë siguri në Ballkanin Perëndimor
- Politika e jashtme e Kosovës: mes retorikës dhe improvizimit
- A kanë partitë platforma konkrete politike për mbrojtjen që i duhet Kosovës?
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE