Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës Ilir Deda, në një postim të vetin në Facebook ka shkruar për dëmin që presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka shkaktuar dështimi i iniciativës së tij për formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Deda ka thënë se tërheqja e Thaçit për formimin e Ushtrisë nuk është tërheqja e tij e parë.
Thaçi nuk ka mbajtur shumë premtime, ka thënë ai.
Ky është postimi i Ilir Dedës:
“Nuk duhet të habitemi për mosmbajtje të premtimeve të z.Thaçi kur nuk është hera e parë që ai tërhiqet nga pozicioni i tij - këtë e kemi parë shumë shpesh në këto vitet e fundit. Thaçi me iniciativën e tij individuale, duke e trajtuar Kosovën si pronë private, e ka dëmtuar çështjen e krijimit të ushtrisë dhe tash na duhet shumë më shumë punë se sa që kishim bërë sikur mos ta kishte ndërmarr këtë iniciativë pa konsultime dhe pa konsensus. Llogari pa hanxhi”.
-
Deda: Aventura e Thaçit e ka kthyer prapa procesin e themelimit të ushtrisë
-
Për Dedën Thaçi e ka të lehtë, partitë tashmë janë deklaruar për zgjedhje
-
Haradinaj: Presidenti i ka bërë shumë dëm Kosovës
-
Deda: Thaçi po jetëson idenë e Qosiqit për ndarjen e Kosovës
-
Deda: Me aventurat e Thaçit, Kosova zhbën njëanshëm të drejtën e Pavarësisë