Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se opozita është bashkëpjesëmarrëse në “katrahurën aktuale politike e shoqërore në vend”.
Sipas tij, sikur opozita të ishte siç duhej, presidenti Hashim Thaçi nuk do të ishte më në atë pozitë e madje nuk do të fliste për korrigjim kufijsh.
“Me pas në Kosovë opozitë si duhet Thaçi do t’i harronte aventurat e “korrigjimit të kufijve” - dhe tashmë as nuk do të ishte në Austri me Aleksandrin, e as nuk do të ishte President. Mungesa e koordinimit dhe iniciativës opozitare na bën të gjithëve bashkëpjesëmarrës në këtë katrahurë të përgjithshme politike e shoqërore”, ka shkruar Deda në Facebook.
Sipas Dedës, opozita nuk duhet të vajtojë e të akuzojë në fund kur të shohë rezultatin. “Sepse çka mund të parandalohet që sot, nuk mundet të ndalet nesër”, ka përfunduar ai.
-
Deda: Logjika e thotë që opozita e tashme të bëhet Qeveria e ardhshme
-
Deda propozon që opozita e tashme të garojë në një listë të përbashkët
-
Deda: Është koha që opozita të unifikohet në një listë ku futen edhe persona jopolitikë
-
Për Dedën Thaçi e ka të lehtë, partitë tashmë janë deklaruar për zgjedhje
-
Thaçi i vetëm në idenë për ndryshimin e kufijve