Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deda: Nuk ka rezolutë nga Lugina, ka diktat e instrumentalizim nga Thaçi

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se në rastin e kërkesës së sotme të liderëve të Luginës, ka thënë se ata nuk duhet të kyçen në betejën e tashme politike në Kosovë.

Sipas Dedës, nuk ka kërkesë me rezolutë nga Lugina e Preshevës për bashkim me Kosovën.

“Ka diktat të Thaçit që - pasi që ka frikë vetë të sponozrojë një rezolutë të tillë - i instrumentalizon shqiptarët e Luginës. E ata duhet të bisedojnë me të gjitha forcat politike në vend, sepse nuk janë instrument i një njeriu në Kosovë”, ka thënë Deda, përcjell Koha.net. “Shqiptarët e Luginës nuk duhet të kyçen në betejën e tashme politike në Kosovë, sepse nuk do të fitojnë asgjë nga kjo”, ka shtuar më tej ai.