Arbëri

Deçani mbetet pa rrymë

Foto: Koha

Kryetari i Komunës ë Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se për shkak të një defekti në kabllon e tensionit të lartë sonte qyteti i Deçanit ka mbetur pa rrymë.

Në një postim në Facebook thotë se shpreson që deri nesër në mesditë të riparohet kjo prishje.

“Të nderuar qytetarë, me keqardhje më duhet të ju informoj se për shkak të prishjes së kabllos nëntokësore të tensionit të lartë sonte në qytetin e Deçanit nuk do të ketë rrymë. Shpresoj dhe besoj që deri nesër në mesditë të riparohet prishja nga KEDS-i”, ka shkruar ai.