Qytetarët e komunës së Deçanit sot kanë dhuruar 20.580 euro dhe 6 kamionë me veshmbathje dhe gjëra ushqimore për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka thënë se mjetet buxhetore që janë mbledhur sot nga ora 14:00 e deri në mbrëmje, do të dhurohen për familjen Abazi nga Gjilani, e cila humbi dje dy djem si pasojë e tërmetit në Shqipëri, transmeton kp.
“Ju falënderoj përzemërsisht secilin nga ju për kontributin e dhënë”, shkruan Ramosaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Kompania për Menaxhimin e Deponive ndan 8 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Shqipëri
-
Komuna e Skenderajt mbledh mbi 57 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe familjen Abazi
-
Gjilani mbledh 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti
-
Meta viziton familjen Abazi që i vdiqën dy djem nga tërmeti në Shqipëri
-
Naçi premton shtëpi të re dhe pension prej 1 mijë eurosh për familjen Abazi në Gjilan