Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëbohen dy shtetas të Serbisë nga Kosova

Një shtetas i Serbisë dyshohet se një ditë më parë ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale në Kosovë.

Sipas raportit zyrtar të policisë, ai është ndaluar në fshatin Novosellë dhe me procedurë të shpejtë të gjykatës është dëbuar nga Kosova. Të njëjtit i është ndaluar hyrja në Kosovë për 1 vit. Një tjetër dëbim ka ndodhur në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Policia raportohen se një e dyshuar rome, shtetase e Serbisë i është dorëzuar prindit të saj pasi që e njëjta kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.

Asaj i është lëshuar vendimi për largim me forcë dhe ndalim hyrje në Kosovë për një vit. 

Artikuj të ngjashëm