Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në seancën e Kuvendit që është thirrur për çështjen “McGonial”.
Seanca për rastin e lidhjes së Ramës me ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal, është paraparë të zgjasë 24 orë.
Agjenti special McGonigal, që drejtonte divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në New-York gjatë periudhës 2016-2018, akuzohet edhe se bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që tashmë punonte si përkthyes për miliarderin rus Oleg Deripaska.
“Unë s’kam ardhur e s’do të vij më këtu për këta, këtu kam ardhur sa herë të të jetë nevoja. Edhe për deputetët e shumicës të cilët sot nuk mund t’i lija vetëm në këtë mocion absurd për debat, më absurd në historinë e këtij Kuvendi një kulm i përçarjes në formën e një marrie, të cilët do e refuzonin si një çthurrje delirante. Flisni bërtisni, ulërini akuzoni shpifni kërcënoni shani ofendoni sajoni, fabrikoni hidhuni përpjetë sa të doni por nderin e përballjes bam e bum me mua nuk e keni për ta pasur. Po të doni mos u shkulni më kurrë nga udhëkryet e mua s’do më keni më palë në këtë vajin e pambarimtë të vajeve tuaja, janë kthyer në pjesë të pandarë të saj, ju jeni në rregull keni hyrë në rrugën e 10 ku më keni rrëzuar, më keni detyruar të arratisem 100 herë, ato protesta me 200 njerëz 100 herë”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se është në raportin e CIA-s që Partia Demokratike e Shqipërisë është financuar nga paratë ruse për të shkaktuar destabilizim.
“Kur vjen nga lana e demokracisë në lanën e marrëzisë do mbytesh, duke kujtuar se të zezat e tua janë të zezat e tua dhe mbi të gjitha jo vetëm duke mos pasur pikën e respektit të atyre që dëgjojnë, një I mbytur që të mbyt i mban litar, keni dy muaj që më kërkoni, jeni tek hera e nëntë. Hëngri dakë me mua, po e vërtetë është, më ka ftuar ai dhe jo unë atë se në Shqipëri e ftoja unë atë në New York më ftonte ai mua, ku është këtu kompromentimi se kam ngrënë darkë me shefin e inteligjencës. E kam thënë dhe do e përsëris se po të kisha pasur çdolloj informacioni se rusët financonin opozitën do i thosha FBI-së të parën fare, është në raportin e CIA=s që financoheni nga paratë ruse për të destabilizuar”, tha Rama.
Pasi mbajti fjalën e tij, Rama u largua nga salla e Kuvendit, seancë e cila pritet të zgjasë 24 orë.