Rrjetet sociale, sidomos “Facebooku”, janë kthyer në platforma që përveç të tjerash “përcaktojnë“ standardin dhe cilësinë e jetesës së përdoruesve.
Persona që bartin barrë publike me qëndrimet e shprehura në rrjete sociale shpeshherë tentojnë të përcaktojnë se çka është “in” dhe “out”. Dhe atë jo duke u shprehur publikisht për zgjedhjet e tyre, por duke folur me gjuhë pezhorative për zgjedhjet e të tjerëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Qëndrimet e tilla shpesh i shprehin në emër të luftimit të “provincializmit”. Falë “Facebookut”, sipas sociologëve dhe njohësve të zhvillimeve shoqërore, persona me ndikim në mënyrë të vetëdijshme ose naive po e kthejnë prapa lirinë për të zgjedhur vetë.
Debati artificial që nuk ishte debat
Si kudo në botë, ceremonia e kurorëzimit të Princit Harry të Britanisë së Madhe me aktoren amerikane Meghan Markle u komentua në rrjete sociale edhe nga kosovarët. Pati komente edhe rreth veshjes dhe grimit të Meghanit, që rrëshqitën në një “debat goxha përçarës”.
Sipas sociologëve, “debati artificial për grimin” nuk ishte fare debat. Më shumë ishte shkëmbim ofendimesh në mes të dy grupeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)