Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Debat me qytetarët për buxhetin e ardhshëm të Rahovecit

Dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit të vitit 2018 dhe Kornizës afatmesme 2019/2020, janë mbajtur me qytetarët e fshatrave Radoste dhe Gexhe, gjatë këtij dëgjimi qytetarët kanë paraqitur kërkesat edhe prioritetet, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Lulzim Sylejmani, drejtor për Buxhet dhe Financa, ka thënë se buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2018 është 13 milion 444, 770 euro dhe planifikimi i tij do të bëhet në harmoni të plotë me nevojat dhe kërkesat të cilat janë më me prioritet si për banorët e fshatrave Radoste, Gexhe poashtu edhe të fshatrave të tjerë të Komunës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muhamet Behra, drejtor i Shërbimeve Publike, u ka thënë banorëve të fshatit Radostë se së shpejt do të fillojnë punimet për kubëzimin e tri rrugëve, kurse investime do të ketë gjatë këtij viti edhe në fshatin Gexhe pasi që janë të planifikuara të kubëzohen dy rrugë.

Kërkesat e banorëve të fshatit Radoste ishin kubëzimi rrugëve, evitimi i problemeve me kanalizim dhe zgjerimi i tij, rregullimi i rrugëve fushore, ndërtimi i trotuarit që lidh fshatin Radost me fshatin Gexhe, ndriçimi publik dhe ndërtimi i një salle sportive.

Kërkesat e banorëve të fshatin Gexhe ishin rregullimi i kanalit të ujerave atmosferike që kalon përmes fshatit, kubëzimi i rrugëve, evitimi i problemeve me kanalizim dhe rregullimi i rrugëve fushore.