Vetëm deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se do të hap dialog të brendshëm për Kosovën ka nisur një debat të stuhishëm në publik për këtë temë. Mbështetje ndaj këtij dialogu ka ardhur nga zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq dhe nga ish-ambasadori i SHBA-së, Cameron Munter, ndërsa lideri i radikalëve, Vojisllav Sheshel, thotë se nuk ka për çfarë të bisedohet sepse “dihet që nuk guxon të njohë pavarësinë e Kosovës”.
Dje Vuçiq tha se shanset janë të vogla që të arrihet një zgjidhje për Kosovën, mirëpo theksoi se dialogu i brendhsëm është i rëndësishëm për Serbinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arritëm ndonjë marrëveshje apo jo, do t’i sqarojmë mendimet dhe do të jemi shumë më objektivë, më seriozë dhe më të përgjegjshëm kur flasim për Kosovën e Metohinë”, ka thënë Vuçiq, raporton “Novosti”.
“Novosti” shkruan se ai nuk ka dashur të flasë për ndarje eventuale të Kosovës si një prej opsioneve të mundshme.
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Daçiq, ndërkaq, thotë se “shumë po e sulmojnë Vuçiqin se po e përgatit terrenin për njohje të Kosovës”.
“Tani përfaqësuesit opozitarë e kanë rastin të thonë çfarë të donë”, ka thënë Daçiqi, transmeton Koha.net.
Kreu i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojisllav Sheshel thotë se dialogu me shqiptarët duhet “ngrirë” dhe të kërkohet përfshirja e Rusisë si “mbrojtës i fuqive tona” dhe që çështja e Kosovës të kthehet në OKB.
Ndërkaq, nga Shoqata e familjeve të të kidnapuarve dhe të vrarëve në Kosovë, thonë se e pranojnë thirrjen e Vuçiqit për dialog për Kosovën, por thonë se është e nevojshme së pari për të përcaktuar shkaqet dhe pasojat e situatës aktuale.
E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në faqen e tij në Facebook e ka shpërndarë tekstin e Vuçiqit të botuar në të përditshmen serbe “Blic”, e ku kërkon njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.