Dardan Abazi, i cili deri tani ka qenë menaxher i programit dhe hulumtues i lartë në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), është emëruar drejtor i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Ferit Idrizi.
“Sot kam emëruar Dardan Abazin, drejtor të Arsimit, i cili vjen nga shoqëria civile. Ka një përvojë të gjatë në politikat publike, mbi një dekadë në analizën e politikave publike, hartues i projekteve vendore e ndërkombëtare në sektorin e shoqërisë civile, si dhe me një përvojë të gjatë në reformën e administratës publike”, ka shkruar Idrizi në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Idrizi vlerëson se buxheti i Komunës së Vushtrrisë është i pamjaftueshëm
-
Komuna e Vushtrrisë e bën drejtor zyrtarin që iu ngrit aktakuza për keqpërdorime
-
Përfundon numërimi në Vushtrri, Idrizi edhe një mandat në krye
-
Në Vushtrri në balotazh Ferit Idrizi me Sylejman Mehollin
-
Izmaku: Pushteti aktual i Vushtrrisë ia ka huq me udhëheqjen në DKA