Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Danica Drashkoviq: Serbia haptas u shërben interesave ruse

“Jemi dëshmitarë të një euforie të vërtetë dhe të kthimit të plotë të politikës serbe në shërbim të interesave ruse” i ka thënë “Danasit” të Beogradit Danica Drashkoviq, bashkëshortja e liderit të SPO-së (Lëvizjes Serbe të Përtërirjes), Vuk Drashkoviqit.

Këtë deklaratë ajo e ka dhënë pasi është pyetur nëse Serbia do të ndjekë shembullin e Shqipërisë për hapjen e dosjeve - arkivave të shërbimit famëkeq të Sigurimit të Shtetit nga periudha e Enver Hoxhës.

Drashkoviq ka thënë se kjo nuk do të ndodhë derisa të jetë aq i fuqishëm ndikimi i Rusisë në politikën serbe.