Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Dallaveret me rrymën në veri”, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

“Dallaveret me rrymën në veri” është titulli i “Kohës Ditore” këtë të diel, dhe i kushtohet problemit të riaktualizuar të milionave që paguhen nga pjesa tjetër e Kosovës për rrymën e shpenzuar në katër komunat e veriut.

Nga vizita në veri, “Koha Ditore” këtë të diel tregon se si Serbia vazhdon të inkasojë të hyra nga rryma e prodhuar në Kosovë, e në anën tjetër, kjo tolerohet tash e sa vjet nga shteti ynë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Se pse ZRRE-ja nuk po mund ta zbatojë një vendim të Gjykatës së Apelit, dhe çfarë kërkon Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tregon në intervistën e javës.

Por, përveç energjisë elektrike, në reportazh këtë javë gazetari Fitim Gashi shkruan se si banorët e veriut, qeshen kur pyeten nëse paguajnë edhe ndonjë shërbim tjetër komunal.

E, nga reportazhet e botës, do të mund të kuptoni se cili është vendi më i lumtur në Britani, dhe çka e bën të tillë.

Në 7 shkronja, këtë javë përgjigjet sociologia Vjollca Krasniqi, ndërsa në “Kosovarçe” mund të njiheni me punën e grupit “Të bashkuar për kafshët”, që funksionon nga viti 2010.

Nga faqet e kulturës, veçohen profili i koreografit Jochen Roller dhe puna e tij me trupën e Baletit Kombëtar, e gjithashtu prezantohet puna e Qendrës për Dokumentim.

Nuk mungojnë as shkrimet për filmat e rinj, botime të reja, e shumë faqe me artikuj nga shkenca, teknologjia, sporti vendor e ndërkombëtar.