Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton, është i gatshëm të organizojë zgjedhjet e mundshme të parakohshme.
Në një prononcim për Ekonomia Online, Daka madje ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme pavarësisht gatishmërisë së KQZ-së janë gjithmonë sfiduese.
Ajo tha se në momentin që Presidenti i shpallë zgjedhjet, menjëherë e kanë për obligim të marrin masat e duhura në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe transparent. Edhe sa i përket zgjedhjeve lokale që mbahen këtë vit, Daka ka thënë se janë të gatshëm të kryejnë të gjitha obligimet ligjore.
Artikuj të ngjashëm
-
Daka: Përkundër sfidave, zgjedhjet do të organizohen sipas ligjit
-
KQZ-ja kërkon të shfrytëzohet afati maksimal për shpalljen e zgjedhjeve
-
Daka: Zgjedhjet i organizojmë kur të na kërkohet
-
KQZ-ja thotë se mund t’i përballojë edhe një palë zgjedhje
-
Daka vlerëson se KQZ-ja padrejtësisht po akuzohet për zvarritje të procesit zgjedhor