Një skandal diplomatik ka ndodhur të enjten në Beograd. Siç raporton gazeta serbe Blic, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka qenë shumë i pasjellshëm në takimin me Komisarin e ri për Zgjerim të Komisionit Evropian, Olivér Várhelyi duke e sulmuar verbalisht atë në lidhje me Kosovën.
“Ishte moment shumë i sikletshëm. I tha se nuk e dinte se ku ka ardhur, se po heshtë teksa dikush po i rrëmben manastiret serbe në Kosovë, se po heshtë për taksën që Prishtina ia ka vënë mallrave serbe”, i ka thënë një burim gazetës, transmeton Koha.net.
Siç raportohet, Várhelyi i ka thënë se ai ka reaguar për taksën e për zhvillimet në Malin e Zi, dhe se Serbia është vendi i parë që e viziton pas publikimit të metodologjisë së re për zgjerimin.
Vetë ministri Daçiq i ka thënë “Blicit” se nuk e ka sulmuar Komisarin, por Bashkimin Evropian, për moszbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, për futjen e Kosovës në kapitullin 35, për ngjarjet në Malin e Zi dhe për faktin që “BE-ja është e padrejtë”.
Pas incidentit, Várhelyi është përshëndetur me kryeministren Brnabiq dhe e ka lëshuar takimin. Por, Daçiqi ka thënë se ai thjesht po ngutej për takim me opozitën.
-
Daçiqi thotë se Von Cramoni po fyen Serbinë
-
Joseph për deklaratat e fundit të Daçiqit: Shkelje flagrante e marrëveshjes së Brukselit
-
Varhelyi: Autorët e sulmit në veri të nxirren para drejtësisë, autoritetet serbe të bashkëpunojnë me BE-në
-
Fazliu: Daçiqi u ankua se në Forumin e Bledit pati shumë shqiptarë
-
Në prag të rinisjes së dialogut, Serbia sforcon fushatën kundër Kosovës