Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, vlerësoi se përcaktimi në atë se “çfarë është shqiptare e çfarë është serbe, shërben si një mundësi për zgjidhje të përhershme” në dialogun e ardhshëm mes Kosovës e Serbisë.
Në një tekst autorial për “Blic”, ministri serb Daçiq paralajmëroi se me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili mori nismën për dialog të brendshëm për çështjen e Kosovës, të shqyrtojë mundësinë përcaktimit të pikave për dialogim lidhur me atë rajon, transmeton televizioni publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dialogu mes shqiptarëve e serbëve është mundësi e vetme për zgjidhjen e përhershme e çështjes, e cila mund të arrihet përmes një statusi të veçantë të manastireve, si dhe me anë të bashkësive të komunave serbe në jug të Kosovës dhe, nëse kjo nuk arrihet, apo e papranueshme, nuk do të jem i dëshpëruar, por do të provoj të kontriboj në arritjen e një zgjidhjeje të përhershme”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Sipas tij, dialogu i brendshëm për Kosovën jep përgjigjen se “sa jemi të pjekur”.
“Kosova është vlerë e jona, por vetëm në atë masë sa e si ne sillemi. Ne jemi ata që përcaktojmë vlerën dhe rëndësinë përmes një kushti, i cili është kusht mbi kushte drejt ardhmërisë sonë dhe kjo nuk guxon të jetë e përgjaksme, e cila duhet të jetë vijë e kuqe për ne”, deklaroi ministri serb, Daçiq.