Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbështetjen e plotë të institucioneve në dialogun Kosovë – Serbi.
Daçiq ka thënë se është i bindur që Vuçiq “do t’i mbrojë interesat kombëtare të Serbisë”.
Sa i përket kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Daçiq ka thënë se ai ka synim përfundimtar “dëbimin e serbëve nga Kosova”.
“Ne japim mbështetje kur është fjala për procesin e negociatave me institucionet e përkohshme të Prishtinës. Vuçiqi ka mbështetjen tonë dhe sigurisht do ta mbrojë në mënyrën më të mirë interesin kombëtar dhe shtetëror, por edhe atë që është e rëndësishme, rrugën evropiane të Serbisë”, ka thënë Daçiq pas takimit të Byrosë për koordinim të punës së shërbimeve dhe sigurisë, raporton Tanjug. “Qëllimi kryesor i Kurtit është dëbimi i serbëve nga Kosova”.
-
Vuçiq: Bota gati të heshtë para synimit të Kurtit, duan të na tërheqin në konflikt
-
BE-ja shpreson që Kurti e Vuçiq të hyjnë në takim me guxim politik
-
Pritshmëri të vogla në Kosovë nga takimi Kurti-Vuçiq
-
Avokati serb Stojkoviq: Çdo gjë që Kurti e tha për Vuçiqin është e vërtetë
-
Kroacia ofron mbështetje për anëtarësim në KiE, Vuçiqi i ankohet Lajçakut për politikat e Kurtit