Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq thotë se bashkësia ndërkombëtare dhe shqiptarët po e rrejnë Vuçiqin

Beograd, 9 mars – Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i tha transmetuesit publik të Serbisë, RTS, se duke u mbështetur në përvojën personale një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe shqiptarët e Kosovës po e gënjejnë presidentin Aleksandar Vuçiq dhe se nuk dëshirojnë kompromis, por vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net. Ai ka shtuar se nuk ka shantazh që mund ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën e pavarur.

Siç është shprehur Daçiq, Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta thonë qartë ka apo s’ka marrëveshje të Brukselit.

“Catherine Ashton, Hashim Thaçi dhe unë e kemi nënshkruar atë marrëveshje, dhe nuk do ta nënshkruaja po të mos ishte paragrafi për Bashkësinë (Asociacionin) e Komunave Serbe (AKS). Prandaj Serbia ka bërë një varg koncesionesh, përfshirë edhe integrimin e institucioneve serbe në ato të Kosovës. Është e papranueshme që të debatojmë më tutje nëse dikush do a nuk do ta zbatojë marrëveshjen”, ka thënë Daçiq.

Daçiq ka thënë se presidenti Vuçiq dëshiron ta zgjidh çështjen e Kosovës për hir të ardhmërisë, por është bindje naive dhe e gabuar se ai do ta bëjë këtë gjë pa marrëveshje dhe kompromise.

“Duke pasur parasysh përvojën, jam i sigurt dhe ia tërheq vërejtjen Vuçiqit se po e gënjejnë gjithë kohën dhe nuk duan kompromis, por duan njohje”, ka thënë Daçiq

ka shfaqur drojën se Beogradit do t’i vihet përpara letra në të cilën nuk do të ketë të shkruar asgjë përveç që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.