Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të mërkurën se taksa doganore që Kosova u ka vënë mallrave nga Serbia dhe Bosnja, është mesazh i Prishtinës për Bashkimin Evropian që t'iu miratojë qytetarëve kosovarë liberalizimin e vizave.
“Nuk kemi çfarë të ndërmarrim. Kjo është mënyra se si funksionon Prishtina”, tha Daçiq për gazetarët në Beograd.
Sipas tij, vendimi i Kosovës është në kundërshtim me CEFTA-n - Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis vendeve të Evropës Qendrore - dhe në kundërshtim me idenë për një hapësirë të përbashkët ekonomike në Ballkanin Perëndimor, të proklamuar nga komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, shkruan rel.
Daçiqi tha se Serbia nuk ka asgjë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, sepse, siç u shpreh, bëhet fjalë për “qytetarë të Serbisë”.
Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kjo masë nënkupton taksën prej 10% në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.
-
Sipas Daçiqit, Serbia dëshiron dialog me Kosovën, por pas heqjes së taksës
-
Daçiq: Kosova po mendon se në bisedimet me Serbinë do ta arrijë pavarësinë, kjo nuk do të ndodhë kurrë
-
Daçiq: Si është e mundur që SHBA-ja e BE-ja s’po arrijnë ta detyrojnë Kosovën ta heqë taksën
-
BE-ja rikërkon heqjen e taksës për fillimin e dialogut
-
Serbia kërkon nga BE-ja ta bindë Kosovën për heqjen e taksës