Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është interes i tyre anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por duhet të mbrojnë interesat kombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën.
Daçiq këto komenti i bëri në prag të referendumit që do të mbahet në Serbi për ndryshime kushtetuese. Referendumi do të mbahet më 16 janar.
“Serbia shkon drejt BE-së. Është interesi ynë që të jemi anëtare e BE-së, por natyrisht është interes që të mbrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore dhe pa kompromis në drejtimin që të njohim Kosovën, ose diçka të ngjashme. Kjo është e papranueshme për neve. Referendumi nuk ka lidhje me njohjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq në Happy TV.
Me Kushtetutën aktuale, Serbia e ka Kosovën si pjesë të saj, dhe pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, edhe me ndryshimet e reja kushtetuese, nuk pritet të ndryshojë një gjë e tillë.
-
Daçiqi s’ka shumë shpresë se referendumi mund të mbahet në Kosovë
-
Vuçiq: Prishtina zyrtare s’do të na lejojë të organizojmë referendum edhe në Kosovë
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
-
Vetëvendosje: Serbia s’është e interesuar për normalizim
-
Daçiq: S’do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës e as anëtarësim në OKB