Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë sot se në Amerikë është bërë plani për përkrahjen e Kosovës në integrimet ndërkombëtare në të cilin qëllimet për sivjet janë anëtarësimi në Interpol, në organizatën Botërore të Doganave, UNESCO dhe në Këshill të Europës, transmeton Koha. net.
Ai ka theksuar se e përkrah qëndrimin e Kishë Ortodokse serbe nuk ka pavarësi dhe ndarje të Kosovës.
"Veçse a është kjo e mundshme dhe reale? Si do të luftojmë me kthimin sovranitetit – me durim, me luftë apo me refuzimin që në 10 vjetët e ardhshëm të hyjmë në Bashkimin Europian?, ka pyetur Daçiq në televizionin pink duke tërhequr vërejtjen se situata është shumë e ndërlikuar.
“Serbia do kompromis dhe nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Madje, edhe me çmimin se nuk ka anëtarësim në BE, Serbia nuk mund ta pranojë aktin e njëanshëm të Kosovës, porse a pajtohen të gjithë me këtë”?, ka pyetur Daçiq.
-
Cili do të ishte kompromisi me Kosovën, sipas Daçiqit
-
Në Beograd promovohen shtetet që e kanë çnjohur Kosovën
-
Daçiqi: Nuk mund të thuhet se SHBA-ja është për ndryshim kufijsh
-
Daçiq: Të përfshihet SHBA-ja e jo edhe Rusia rreth Kosovës, as që na bie ndër mend
-
SHBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në Interpol, kundërshton fushatën e egër diplomatike të Serbisë