Propozimi për ndarjen e territorit të Kosovës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është shprehje e vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për Kosovën dhe nuk duhet interpretuar si dobësi, ka thënë sot në Beograd shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.
“Si nuk kanë turp ata që flasin se nuk duhet të ketë tash ndryshim kufijsh, ata që na kanë bombarduar ne, për të rrënuar kufijtë tanë? Si nuk keni turp, hipokritë? Kjo vlen edhe për Maqedoninë, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe tash thotë se nuk ka ndryshim kufijsh”, ka thënë Daçiq gjatë një takimi me gazetarë në Beograd.
Ai gjithashtu ka thënë se gjithmonë ka folur hapur për ndarjen si zgjidhjen e vetme për Kosovën.
Artikuj të ngjashëm
-
Cili do të ishte kompromisi me Kosovën, sipas Daçiqit
-
Daçiq: Ndarja e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve, propozim zyrtar i Serbisë
-
Daçiq: Ne s’e njohim Kosovën, ata s’pranojnë të jenë krahinë e Serbisë
-
Daçiq: Serbia me shumë dëshirë do të fliste me Shqipërinë për Kosovën
-
Daçiq do të donte që për ndarjen e Kosovës të pyeten qytetarët e saj