Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq është obsesionuar rreth ndarjen së Kosovës . Duke folur për këtë, ai në rts ka thënë se për këtë’ nuk ka biseduar, se nuk e di nëse Prishtina do ta donte këtë, porse vetë e ka përmendur disa herë.
“Mendoj se do të ishte shumë më lehtë, fundja le të pyeten qytetarët që jetojnë atje”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se është hipokrizi kur bashkësia ndërkombëtare thotë se nuk ka ndryshim kufijsh .
“Ju i ndryshuat së pari kufijtë tanë, e tani u kujtuat të thoni se nuk ka ndryshim kufijsh. Edhe Wess Mithcell më herët më tha se nuk ka ndryshime kufijsh. E pyeta e pse s’e ke thënë këtë para 10 vjetësh? Ne luftojmë për vendin tonë”, ka thënë Daçqi .
I pyetur nëse në rrugën e Serbisë për në BE është problem më i madh Kosova apo marrëdhëniet e mira me Rusinë, Daçiq tha se problemi më i madh është çështja e Kosovës.
-
Daçiq: Kush po e pyet Bosnjën si të zgjidhet çështja e Kosovës
-
Daçiq: E vështirë marrëveshja me njohje të Kosovës, shqiptarët nuk mund t’i kenë dy shtete
-
Cili do të ishte kompromisi me Kosovën, sipas Daçiqit
-
Daçiq: Ndarja e kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve, propozim zyrtar i Serbisë
-
Daçiq: Kosova është sfida më e madhe e Serbisë