Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Ivicia Daçiq “këshillon” Kosovën të mos kandidojë për UNESCO, transmeton Koha.net.
“E mira e së mirës do të ishte që Kosova të mos kandidojë për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë”, i tha sot ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, homologut italian Angelino Alfano, i cili po qëndron në Beograd.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç citohet të ketë thënë Daçiq, “duhet të shmanget politizimi i UNESCO-s”.
ë Ballkan ekziston sindroma e dallimeve të vogla dhe ai i konflikteve të mëdha” është shprehur Daçiq pas bisedës me shefin e diplomacisë italiane, Angelino Alfano.
Siç raportojnë mediet serbe, Daçiq i ka thënë homologut të tij italian se “Serbia vazhdimisht është për dialog. Asnjëherë nuk do të dnërprejmë dialogun, madje as kur të jemi të pakënaqur. Nuk do të shantazhojmë me pjesëmarrjen në dialog, ashtu siç bën Prishtina dhe as do të provokojmë”.
Daçiq është shprehur se Beogradi dëshiron marrëveshje dhe zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës, porse kundërshton veprimet e njëanshme dhe nuk mund të lejojë që veprimet e tilla të drejtojnë qëndrimet e Serbisë.
Daçiq në bisedën me ministri italian Alfano në kontekstin e kandidaturës së Kosovës për UNESCO ka përmendur Rezolutën e KS të KB 1244 dhe ka shtuar se
Serbia “nuk është kundër pjesëmarrjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, por vetëm nëse është e definuar qartë që kjo të bëhet simetrikisht, meqë për ne statusi i Kosovës nuk është zgjidhur” ka thënë Daçiq.