Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq e quan “mision të pamundur” njohjen e Kosovës nga Serbia

Foto: Tanjug / ilustrim

Beograd, 30 prill - Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i tha sot RTS-së se njohja e Kosovës për vendin e tij "është mision i pamundur", transmeton Koha.net raportimin e FoNet-it.

Duke folur për takimin në Berlin, të iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, ai tha se ishte një përpjekje që të riaktivizohet dialogu midis Beogradit e Prishtinës, ndësa shtoi se pozicioni i Serbisë mbetet i pandryshuar, deri sa të mos hiqet taksa, nuk ka dialog.

Ai ka ka thënë se ky nuk ishte një format i ri i dialogut midis Beogradit e Prishtinës, meqë dialogu nuk ekziston.

Sipas Daçiqit qëllimi i thirrjes së këtij takimi nga Merkeli dhe Macroni ka qenë i mirë, "por Prishtina këtë nuk po e kupton"

"Me siguri kanë ndonjë mbështetje që kështu të jenë kokëfortë (e ka fjalën për përfaqësuesit e Kosovës - v.j). Po presin të kalojë mandati i Komisionit Europian, kritikojnë BE-në", është shprehur ai.

Edhe Daçiq thotë se Serbia nuk e dëgjon SHBA-në për njohjen e Kosovës Arbëri Daçiq thotë se Serbia nuk e dëgjon SHBA-në për njohjen e Kosovës

Siç është shprehur ai, BE nuk ka probleme me Beogradin.

"Prishtina po bën probleme. Prishtina dëshiron mbytjen e dialogut, atyre u duhet njohja. Mund të ketë takime sa të doni, por nëse diçka nuk është në interes të Serbisë, Serbia kurrë nuk do ta pranojë. Nga lista e dëshirave të tyre nuk del gjë", ka thënë Daçiq.

flasin për dialogun, ndërsa dialog për ta është që ne ta njohim Kosovën. Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar - pranimi i Kosovës mision i pamundur", citon FoNet Daçiqin.

Ai konsideron se formati i takimit në Berlin ka qenë joadekuat, meqë "S'ka ç'bisedon Ballkani Perëndimor për raportet midis Beogradit e Prishtinës."

Edhe Daçiq: Njohja e Kosovës e papranueshme për Serbinë Arbëri Daçiq: Njohja e Kosovës e papranueshme për Serbinë

"Kjo ka qenë përgatitje për të rritur presionin mbi Serbinë. Të gjithë pjesëmarrësit e takimit po bëjnë trysni mbi Serbinë. I vetmi vend që nuk e ka njohur Kosovën (BeH) është përfaqësuar përmes një personi teknik dhe që përfaqëson pikëpamjet boshnjake".

BeH-në në Berlin e ka përfaqësuar kryetari i Këshillit të Ministrave Denis Zvizdiq.