Sipas ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, ka ngecje në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai ka shtuar se gjatë disa viteve të fundit Kosovën e kanë njohur gjithsej pesë vende, transmeton Koha.net.
Duke theksuar se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, ai ka shtuar se disa shtete madje edhe e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së saj, ndërsa ka shquar shpresën se numri i shteteve që do ta njohin Kosovën do të bjerë nën 100.
Lidhuri me këtë dëshirë të veten, Daçiq ka thënë se çdo vend që ka ulëse në OKB është i rëndësishëm dhe se pothuaj çdo ditë thërret ndonjërin nga këto vende “për të parë se çfarë bëjnë".
"Çdo ditë thërras ndonjë vend për të parë se çfarë bëjnë. Dje e kam thirrur Mauriciusin, të premten Moldavinë e Nigerinë”, tha Daçiq duke shtuar se Serbisë i duhet lobim më i madh në Washington.
Ai ka theksuar se Serbia në mbledhjet e Këshillit të Sigurimi gjithmonë duhet të potencojë “kthimin e pamundshëm të serbëve në Kosovë dhe sa serbë janë dëbuar nga Kosova” .
-
Sipas Daçiqit, Kosovën e presin edhe 10 çnjohje
-
Daçiq: Qëkur jam ministër, 9 shtete e kanë njohur Kosovën, 13 sosh e kanë çnjohur
-
Daçiq: Edhe 10 shtete po e shqyrtojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës
-
Serbia “nxjerr numrin e votave” që Kosova do të mund të merrte në OKB
-
Daçiq pret tërheqje të tjera njohjesh për Kosovën