Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çyçavica do të bëhet me ujë të pijes

Në malin e Çyçavicës, në fshatin Bequk të Komunës së Vushtrrisë ka filluar ndërtimi i rezervuarit të ujit që furnizon me ujë të pijes Artakollin, Mihaliqin e Epërm e Druarin.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se është krenar sepse me këtë projekt pothuajse komplet Çyçavica po bëhet me ujë të pijes dhe po zgjidhen problemet e kamotshme të banorëve të kësaj ane për furnizim të ujit të pijes .

“Ky është projekti më jetik kapital i kësaj zone, sepse e rikthen ujin e bashkë me të edhe jetën. Projekti po financohet nga CDI dhe Qeveria”, tha Kryetari Tahiri.​