Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cufaj ia dorëzoi kredencialet presidentit gjerman Steinmeier

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka dorëzuar kredencialet te presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Cufaj i shoqëruar nga koloneli i FSK-së, Xhavit Sadriaj, këshilltari Lulëzim Pllana dhe zëvendëskonsullja Leonita Harxhi, është pritur nga Garda e Nderit e Republikës Federale të Gjermanisë dhe në praninë e mediave, si dhe nën përcjelljen e bashkëpunëtorëve të presidentit të Gjermanisë, Steinmeier, transmeton Koha.net.

Pasi ka kryer procedurën e paraparë, në takimin me presidentin e Gjermanisë dhe pasi i ka përcjellë përshëndetjet e presidentit, kryeministrit dhe krerëve tjerë të shtetit të Kosovës, ka falënderuar presidentin Steinmeier për angazhimin e tij prej mëse 20 vjetësh në të gjitha funksionet për Kosovën dhe qytetarët e saj. ​