Arbëri

Çoviq: Më mirë të mos ishte KFOR-i, do ta zgjidhnim problemin

Nebojsha Çoviq ka deklaruar për TV Prva se shqiptarët në Kosovë nuk do të mund ta zhvillonin aksionin e sotëm pa përkrahjen nga anash, transmeton Koha.net.

"Asgjë nuk ndodh pa dijen e Washingtonit”, ka thënë ai.

Çoviq thotë se nuk kurrfarë reagimi special të KFOR-it. Sipas tij, do të ishte më mirë të mos ishte KFOR-i fare dhe “atëherë ne përfundimisht do të mund ta zgjidhnim problemin”, transmeton Koha.net.

Ai ka përfunduar se Serbia në çdo moment ka të gjitha informatat se çfarë po ndodh në tërë territorin e Kosovës.