Serbia nuk do të ketë sukses nëse nuk ka politikë të qartë për Kosovën dhe nuk do të arrijë asgjë nëse nuk e njeh Kosovën.
Kështu ka thënë për N1 ish-ndërmjetësi në dialogun Beograd-Prishtinë, Robert Cooper, transmeton Koha.net.
Diplomati britanik po merr pjesë në Forumin e Beogradit i cili në tri ditët e ardhshme do t’i tubojë 700 pjesëmarrës nga Serbia, rajoni e bota.
Njëra nga temat e forumit do të jetë edhe faza e re e dialogut ndërmjet Serbisë e Kosovës.
"Mendoj se do të ishte mirë për Beogradin që të ketë politikë të qartë për Kosovën, fundja ajo është fqinji juaj. Dhe, në fund të fundit, nuk do të keni sukses nëse nuk e njihni. Kur dhe si, është problem i Serbisë, problem i juaj, por njohja duhet të ndodhë në një moment. Për ta bërë këtë, duhet një udhëheqje e vendosur", ka thënë Cooper .
Ai ka shtuar se këmbimi i territoreve ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk është ide e keqe, porse këmbimi duhet të bëhet me kujdesin më të madh.
-
Cooper thotë se duhet pasur kujdes me idenë e shkëmbimit
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
-
Daçiq thotë se Serbia nuk e dëgjon SHBA-në për njohjen e Kosovës
-
Abbott: E kaluara nuk duhet harruar, por Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise
-
Wisner: Serbia ta njohë Kosovën të paktën de facto