Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çollaku: Ushtria, në gjysmën e parë të vitit

Qeveria ka planifikuar që brenda çerekut të parë të vitit ta procedojë në Kuvend Ligjin për Forcat e Armatosura, ndërsa në Presidencë kanë paralajmëruar se në këtë gjysmëvit Kosova do të bëhet me ushtri, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse ka dy nisma ligjore për ushtrinë, në institucione është mohuar të jenë duke u zhvilluar aktivitete paralele.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bekim Çollaku është këshilltar kryesor i presidentit Hashim Thaçi dhe shef i stafit të tij. Ai i ka thënë gazetës të martën se ushtrinë ka qenë e mundur ta themelonin qysh në pjesën e parë të vitit të shkuar, kur kreu i shtetit e kishte ndërmarrë iniciativën ligjore. Dhe ka treguar arsyet pse kjo nuk është bërë. Krahas kësaj, ka folur edhe për afatin më të largët, kur ushtria do të bëhet.

“Me insistim të partnerëve strategjikë, e kemi pezulluar përkohësisht për të provuar që të njëjtin qëllim ta arrijmë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Jemi në fund të përpjekjeve dhe fushatës gjithëpërfshirëse dhe ndërgjegjësuese për ushtrinë e Kosovës. Nuk do të presim në pafundësi. Këtë e dinë të gjithë”, ka thënë Çollaku.

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.