Organizata “ÇOHU” ka shpërblyer tri shkrimet më të mira që kanë trajtuar temën e ambientit për periudhën nga tetori i vitit 2019 deri në shtator të vitit 2020.
Në vendin e tretë është vlerësuar shkrimi “Ndërtimi pa leje, pa pronës e pa kritere në “Bjeshkët e Nemuna””, i gazetares së KOHËS, Marigona Brahimi, i publikuar në gazetën “Koha Ditore”.
Në konkurrencë ishin 15 shkrime. Në vendin e parë është vlerësuar shkrimi “Pesha që mbartin është një lumë”, e autores Cristina Mari, i publikuar në Kosovo 2.0, e në vendin e dytë është vlerësuar shkrimi “Shteti financon degradimin e ambientit” i autorit Behar Mustafa, i publikuar në Kallxo.com
Për shkak të situatës së pandemisë, këtë vit nuk u organizua ceremoni për ndarjen e këtyre çmimeve.
-
Dy gazetarët e KOHËS shpërblehen me çmime nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
-
Marigona Brahimi e KOHËS merr çmim për shkrimin më të mirë për ekonomi nga UGSH-ja
-
Gazetari Besnik Krasniqi e shkrimtari Mark Pashku, laureatë të sivjetmë
-
Ndërtime pa leje, pa pronësi e pa kritere në “Bjeshkët e Nemuna”
-
“Abuzimi me ujë”, kryetemë e së dielës në KOHA Ditore