Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e premte.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës, i lejuar për të premten, është 1.70 euro për litër.
Çmimi i naftës ditëve të fundit në Kosovë ka shkuar duke rënë nga dita në ditë. Të mërkurën ishte 1.71 euro për litër.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të premten është 1.36 euro, njëjtë sikur të enjten.
Çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0.76 euro, po ashtu njëjtë sikur një ditë më parë.
Çmimet vlejnë për 24 orë.
